Rahoveci i pandalshëm, fiton edhe në Mitrovicë

23 shkurt 2025 | 21:50

Rahoveci nuk ka të ndaluar në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Të dielën mbrëma “vreshtarët” ishin mysafirë të Trepçës në Mitrovicë dhe fituan me rezultat 45:36.

Në 20 minutat e parë u zhvillua lojë e barabartë e më pas nisi shkëputja e mysafirëve.

Pjesa e parë përfundoi 24:18 për Rahovecin.
Në pjesën e dytë kampioni në fuqi mbajti vazhdimisht epërsi bindëse.

Granit Kadiri ishte më efikasi te Rahoveci me tetë gola. Nga gjashtë i shënuan Alban Haziri, Ardit Tafilaj e Egzon Gjuka.

Te Trepça nga tetë gola i kishin Arbër Neziri e Luigj Kolaj, ndërsa gjashtë i shënoi Amar Mujka.

Rahoveci ka 19 fitore rresht dhe udhëheq në tabelë me 38 pikë. Trepça është e fundit me gjashtë pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liderja e AfD, Alice Weidel, thotë se partia e saj…