Rahoveci kërkon fitoren e parë në Ligën Ballkanike
12 nëntor 2019
| 14:35
Nënkampioni i Kosovës në basketboll, Rahoveci sot (e martë) do të kërkojë fitoren e parë në Ligën Ballkanike.
“Vreshtarët” do të jenë mysafirë të Academic Bultex 99 në Bullgari. Për skuadrën bullgare kjo është ndeshja e parë në këtë edicion në BIBL, derisa sfida e tretë për rahovecasit. Rahoveci ishte mundur nga Peja dhe Ibar Rozhaja, kurse sot kërkon fitoren e parë në grup.
Në këtë edicion në Ligën Ballkanike po marrin pjesë pesë skuadra, ku katër kalojnë tutje. Kjo është hera e parë që Rahoveci merr pjesë në Ligën Ballkanike, derisa ishte edhe në kualifikime të FIBA Europe Cup.
Ndeshja Academic Bultex 99-Rahoveci zhvillohet nga ora 17:30.