Rahoveci kërkon fitoren e parë në Ligën Ballkanike
20 nëntor 2019
| 09:04
KB Rahoveci sonte (e mërkurë) do ta zhvillojë ndeshjen e katërt në Ligën Ballkanike.
“Vreshtarët” do të jenë mysafirë të Vllaznisë së
Shkodrës, ku kërkojnë fitoren e parë në BIBL. Edhe Vllaznia është pa fitore në këtë edicion
në BIBL.
Takimi zhvillohet nga ora 19:00. Ky është edicioni i parë që Rahoveci po merr pjesë në Ligën Ballkanike, kurse mori pjesë edhe në kualifikimet e FIBA Europe Cup. Rahovecasit edicionin e kaluar ishin finalistë të Kupës dhe “Play-off”-it,
kurse në këtë edicion janë liderë të Superligës me nëntë fitore dhe një humbje.