Rahoveci mban dëgjimin buxhetor, me fokus punonjësit e shërbimeve publike dhe punëtorët shëndetësorë
04 gusht 2024
| 11:15
Cikli i dëgjimeve buxhetore, vazhdoi me punëtorët e shërbimeve publike dhe ata të shërbimeve shëndetësore, në sallën e mbledhjeve në objektin e QKMF-së, për t’i mbledhur kërkesat dhe nevojat mbi buxhetin e vitit 2025.
Kryetari i Komunës, Smajl Latifi foli rreth buxheti për vitin 2025, duke e elaboruar në përpikëri, meqë sot për shkak të agjendës, mungoi drejtori për Buxhet dhe Financa, Afrim Limani.
Në të gjitha kërkesat e parashtruara, kryetari i komunës pati përgjigje të strukturuar dhe konkrete.
Buxheti i Komunës së Rahovecit për vitin 2025 do të jetë në vlerë: 20.982.000 euro.