Rahoveci me shumë aktivitete shënon Ditën e Mësuesit
Në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj”, në qytetin e Rahovecit, në organizim të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Komunën e Rahovecit është shënuar sot 7 Marsi Dita e Mësuesit.
Për nder të kësaj dite të veçantë, Shkolla e Mesme e Ulët e Muzikës ”Faik Sylka”, ka mbajtur koncert festiv.
Të pranishëm në koncert ishin Avni Morina, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit; Naser Dula, drejtor i Shkollës së Mesme të Ulët e Muzikës “Faik Sylka”, në qytetin e Rahovecit, drejtor të shkollave, mësimdhënës dhe prindër.
Avni Morina, drejtor i DKA-së, në fjalën e tij te mbajtur ka thënë se si çdo vit edhe sot jemi mbledhur për të festuar bashkë ditëlindjen e shkollës shqipe, në shenjë kujtimi e mirënjohje të thellë për ata që na mësuan shkronjat e para shqipe, të flasim e të mendojmë shqip e parasë gjithash, na mësuan të duam atdheun tonë shqip. “132 vite më parë, shkëlqyen rrezet e dritës së diturisë dhe shumë shpejtë ato u përhapen në çdo pëllëmbë toke, ku bukës i thonë bukë e ujit i thonë ujë. Edhe pse në kushte të vështira, kur mësimi i gjuhës shqipe në kushte të sundimit osman ishte rreptësisht i ndaluar, mësonjëtorja e Korçës qëndroj e hapur për gati 20 vjet”, ka thënë Morina.