Rahoveci me vendim për ndërprerjen e punës së lokaleve pas orës 23:00
13 mars 2020
| 16:41
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka nënshkruar vendimin për ndërprerjen e punës së kafeneve dhe lokaleve të natës pas orës 23:00.
Komuna e Rahovecit ka njoftuar se ndalohet ushtrimi i veprimtarisë afariste të punës së kafeneve, kafe-bareve, disko klubeve dhe klubeve të natës pas orës 23:00 në territorin e komunës së Rahovecit.