
Rahoveci mposhti Deçanin, hapet gara në Ligën e Parë
22 mars 2021
| 16:47
Rahoveci ka fituar bindshëm derbin e javës së 14-të të Ligës së Parë të Kosovës në hendboll. Në fundjavë, Rahoveci e mposhti Deçanin me rezultatin 36:15.
Ardian Osa dhe Besmir Kusari realizuan nga 8 gola për rahovecasit. Arbios Mushkolaj ishte më efikasi te Deçani me 4 gola.
Për Deçanin ishte humbja e parë këtë edicion. Kjo skuadër udhëheq në tabelë me 26 pikë. Vetëm një pikë më pak e ka Samadrexha në vendin e dytë. Ndërkohë Rahoveci është i treti, me 22 pikë, por ka një ndeshje më pak të luajtur.
Pra gara është e hapur. Samadrexha ka shënuar fitore bindëse si mysafire e Lepencit, 45:24. Dukagjini e mposhti Istogun me rezultat 35:26 kurse Drita fitoi ndaj Ulpianës me 45:40.