Rahoveci ndahet me Ilievski, rikthen Locin

11 mars 2020 | 16:14

KB Rahoveci e ka ndërprere bashkëpunimin me trajnerin Marjan Ilievski. Ndërsa në vend të tij është rikthyer Bujar Loci, i cili e ka drejtuar në ketë edicion Prishtinën.

“Synonim një rrugëtim më të gjatë së bashku, por udhët tona ndahen këtu. Jo pse ne kemi vendosur ta bëjmë një gjë të tillë, por se këtë e kërkoi vet Ilievski. Përkundër se i plotësuam kërkesat dhe kushtet që i kërkoi, fati s’ishte me të në këtë aventurë, andaj edhe vendosi ta mbyll këtu. Secili që në njëfarë forme apo tjetrën kontribuon për klubin tonë, mbetet pjesë e nesh, kësisoj e falënderojmë për gjithë mundin e tij për të shënuar sukses”, thuhet në njoftimin e KB Rahoveci.

“Bujar Loci ndërkaq është vendosur si pasuesi më i mirë i tij. Loci për dy vite, me kapacitete edhe më të vogla në kualitet arriti që ta dërgonte skuadrën tonë dy herë në finale, me shpresën se e treta dhe e vërteta të bëhen realitet këtë edicion”, thuhet ndër tjera në njoftimin e Rahovecit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…