Rahoveci ndezi qirinj për t’i nderuar viktimat e gjenocidit
15 janar 2024
| 22:16
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, me bashkëpunëtorë e qytetarë, me rastin e 25-vjetorit të Ditës së Gjenocidit serb në Kosovë, ndezën qirinj te “Muri i Pikëllimit” në Rahovec, në përkujtim të viktimave të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë.
Po ashtu, në të gjitha vendbanimet e Komunës së Rahovecit, u ndezën qirinj për t’i nderuar viktimat e gjenocidit serb në Kosovë.