Rahoveci nuk njeh humbje në Superligë
Rahoveci ka vazhduar me fitore në Superligë, derisa fitorja e radhës ishte ndaj Bashkimit.
Vreshtarët e përmbyllën takimin e sotëm me rezultat prej 78:54.
Më efikasi te Rahoveci ishte Jure Gunjina me 16 pikë, 8 kërcime dhe 4 asistime, derisa u ndihmua nga Christian Bradford, i cili pati 15 pikë, 2 kërcime e 3 asistime.
Te Bashkimi më i miri ishte Terik Bridgeman me 23 pikë dhe 8 kërcime.
Kjo ishte fitorja e tretë për Rahovecin nga tri ndeshje të zhvilluara, kurse Bashkimi ka dy fitore dhe dy humbje.
Ndërkohë, Ponte Prizreni ka arritur fitore prej 88:78 përballë Trepçës në ndeshjen e zhvilluar në palestrën sportive, “Sezai Surroi”. Basketbollistët Canada dhe Sanders me nga 18 pikë ishin më efikasit dhe më të merituarit për fitoren e Ponte Prizrenit, ndërsa te Trepça më i dalluari ishte Hanes me 30 pikë.
Ponte Prizreni ka tri fitore dhe dy humbje në Superligë, kurse Trepça ka tri humbje në po aq ndeshje të zhvilluara në këtë edicion të Superligës.