Rahoveci për fitore kundër Ibër Rozhajës
06 shkurt 2020
| 11:29
Rahoveci sonte (e enjte) do të luajë ndeshjen e fundit në fazën e grupeve në Ligën Ballkanike.
“Vreshtarët” do të jenë mysafirë të Ibër Rozhajës në Ligën Ballkanike. Takimi zhvillohet nga ora 17:00. Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave përfundoi 74:77 për Ibër Rozhaja.
Vendasit me një fitore do të përfundonin në vendin e tretë në renditje, derisa “Vreshtarët” do të duhet të fitojnë me tri pikë dallim që të renditen në vendin e tretë. Me humbje do të përfundonin këtë fazë në vendin e pestë. Njëkohësisht kjo është faza e fundit në grupe dhe pastaj fillon faza tjetër, ku secila skuadër do të ketë katër ndeshje, dy në shtëpi dhe dy si mysafir, në varësi prej renditjes.