Rahoveci për herë të dytë në Evropë

17 tetor 2024 | 11:41

Kampioni i Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve, KH Rahoveci është gati për paraqitjen e dytë në gara evropiane.

Në raundin e dytë të Kupës Evropiane (EHF European Cup), Rahoveci përballet me skuadrën belge, Sezoens Achilles Bocholt. Ndeshja e parë është të shtunën nga ora 20:15 në Bocholt të Belgjikës.

Pas sukseseve historike, titullit të kampionit dhe triumfit në Superkupë, “vreshtarët” synojnë suksesin e parë në gara kontinentale.

Para dy vitesh Rahoveci luajti dy ndeshje të forta me skuadrën çeke Karvina. U mposht me rezultat të ngushtë dhe nuk ia doli të avancojë.

Rahovecasit kanë nisur mirë edicionin dhe presin që formën ta konfirmojnë në Belgjikë e pas një jave edhe në “Mizahir Isma”, para tifozëve të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas tri golave të shënuar në fitoren 6-0 të Argjentinës…