Rahoveci përkrahë fuqishëm Berat Durakun

06 shkurt 2021 | 08:31

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Berat Duraku po përkrahët fuqishëm nga qytetarët e Rahovecit.

Në fakt, kjo përkrahje për kandidatin me numër rendor 81 vjen në saje të punës së madhe që ka bërë ai si drejtor i Bujqësisë në ketë komunë.

“Një vizitë ia bëra edhe fermerit rahovecas, Baca Rifat Canziba, i cili i kontribuon bujqësisë sonë. Ai ka një fermë dhe ka arritur me sukses që të korrë rezultate fitimprurëse me biznesin e tij tash e një kohë. Unë i njoh problemet e këtij sektori, edhe për shkak të eksperiencës në drejtorinë e Bujqësisë, prandaj Kuvendi i Kosovës do të jetë vendi ku unë do të angazhohem pa kursim për bujqit e bujqësinë tonë”, ka thënë Duraku, pas një takimi me njerin nga fermerët rahovecas, raporton “Epoka e re”.

May be an image of 2 njerëz, people standing, people sitting dhe E brendshme

 

May be an image of 1 person, standing dhe E brendshme

 

May be an image of 2 njerëz, people standing dhe ambiente të jashtme

Duraku me kandidatet  tjerë të Aleancë kanë takuar edhe qytetarë në Zoqisht, Retijë dhe Opterushë.

“Takimet me qytetarë sot i vazhduam në Zoqisht, Retijë e Opterushë, ku u dëshmua edhe një herë mbështetja e palëkundur për Ramushin President dhe për listën tonë të kandidatëve për deputetë. Zotimet tona nuk janë vetëm premtime fushate, por janë projekte të realizueshme dhe të analizuara mirë paraprakisht”, ka deklaruar Duraku.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Enver Hoxhaj i PDK-së në Pressing ka treguar se pse…