Rahoveci përkujton 106 martirët e masakrës së Pastaselit (Foto)
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka përkujtuar 106 martirët të cilët kanë humbur jetën në masakrën e fshatit Pastasel të kësaj komune.
Latifi në tubimin përkujtimor në nderim të të rënëve, ka thënë se gjaku i atyre që u martirizuan është themeli i lirisë sonë.
“Forca të panumërta serbe, me gjithë kapacitetin ushtarak, 20 vjet më parë, më 31 mars 1999, rrethuan fshatin Pastasel dhe ekzekutuan mizorisht 106 shqiptarë të paarmatosur, burra, gra, pleq e fëmijë. Fatkeqësisht deri më sot lëre që nuk u dënua dikush, por askush nga kriminelët serb, as nuk u hetua për këto krime të llahtarshme. Kujtimet e këtyre ngjarjeve të rënda në Komunën tonë, i kemi akoma të freskëta dhe plagët janë të hapura, kurse gjaku i atyre që u martirizuan është themeli i lirisë sonë. T’i kujtojmë e nderojmë ata që ranë për atdhe, ranë që ne sot të jetojmë të lirë. Lavdi!”, ka thënë Latifi.
/Epoka e re/