Rahoveci pranon donacion prej 95 mijë euro nga DEMOS-i
15 maj 2018
| 11:27
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka nënshkruar sot pranimin e donacionit nga DEMOS në vlerë prej 95,493.00 euro.
Latifi ka bërë me dije se kjo marrëveshje përbën një element të rëndësishëm për investimet kapitale që do të bëhen në komunën tonë.
“Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje i hapim rrugë një investimi të ri në vlerë prej 75 000 euro për qytetarët e Xërxes, i cili dedikohet për ndriçim publik si dhe 25 000 euro në rregullimin e hapësirave gjelbëruese në qytetin e Rahovecit”, ka thënë Latifi.
/Epoka e re/