Rahoveci zëvendëson Locin me Plantakin

20 qershor 2019 | 13:48

KB Rahoveci e zyrtarizoi Neven Plantak si trajner të ri, vetëm një ditë pas njoftoi ndarjen me trajnerin Buar Loci.

Trajneri kroat do t’i drejtoj nënkampionët e Kosovës në editonin e ri basketbollistik 2019/2020.

“Plantak ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Rahovecin dhe gjatë muajit gusht pritet të arrij në vendin tonë, kohën kur edhe fillojnë përgatitjet për një vit intensiv që na pret përpara, si në Superligë por edhe në gara ndërkombëtare. Plantak vjen në një moment kyç e historik për Rahovecin, derisa përvoja e tij do të shërbejë shumë në rezultatet e skuadrës sonë”, thuhet në njoftimin e Rahovecit.

Trajneri kroat ka qenë edhe trajneri i Trepçës nga Mitrovica dhe Vllaznisë së Shkodrës.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, sot u bë pranimi…