Rahovecianët të shqetësuar, s’kanë ku t’i shesin prodhimet
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se problemin më të madh që kanë fermerët e kësaj komune janë produktet e gatshme të cilat në këtë kohë nuk kanë ku t’i shesin.
Kryetari i kësaj komune thotë se janë të rrethuar me komunat që janë të prekura me virusin “Korona”, por qytetarët e kanë kuptuar rrezikun nga ky virus.
Ai ka thënë se komuna ka marrë disa masa të cilat po respektohen nga qytetarët e kësaj komune.
Latifi përmendi edhe tunelin e dezinfektimit, të cilin tha se e kanë lëshuar dje.
Sipas tij, fermerët po vazhdojnë punimin e tokave dhe kanë masa lehtësuese duke ia lejuar nga ora 06:00 deri në orën 20:00.
“Problemin më të madh e kanë me produktet e gatshme të cilat nuk kanë ku t’i shesin, të cilat i kanë punuar në sera”, tha ai.