
Raikkoneni: Çdo vit e njëjta situatë
Ky fillim sezoni mund të konsiderohet pozitiv për pilotin finlandez Kimi Raikkonen që, pavarësisht prej kësaj, gjithnjë mbetet në dyshim për sa i përket qëndrimit te Ferrarit sezonin e ardhshëm.
Kontrata e tij skadon në fund të sezonit dhe që tani kanë qarkulluar emrat e parë të mundshëm që mund ta zëvendësojnë finlandezin, si Ricciardo apo Leclerc, pa lënë mënjanë edhe një rikthim të mundshëm të Fernando Alonsos.
“Çdo vit përsëritet e njëjta histori…”, ka thënë Raikkonen. “Unë do të bëj pjesën time, skuadra të sajën. Unë argëtohem kur pilotoj dhe kjo është e vetmja arsye që jam këtu. Për të tjerat do të flasim më vonë. Tani dua të bëj një paraqitje të mirë. Sezoni sapo ka nisur, është i gjatë dhe duam ta rikthejmë Ferrarin kampion. Ne e dimë se çfarë duam”, ka deklaruar Raikkoneni.