Rainieri: Interi gaboi me Modriqin, Gattusos i duhet kohë 

29 gusht 2018 | 11:28

Trajneri i njohur italian Claudio Ranieri ka thënë se Interi bëri gabim që tentoi transferimin e Luka Modriqit nga Real Madridi.

“Më duket se Interi i ka problemet e njëjta si në vitin e kaluar. I takon Spallettit të gjejë një zgjidhje. Pjesa e parë ndaj Torinos ishte shumë e mirë, por pastaj çdo gjë ndryshoi”, ka thënë Ranieri për “Gazzetta dello Sport”.

“Nuk i di detajet e marrëveshjes, por kam përshtypjen se duke u fokusuar kaq shumë në një kampion si ai, i parandaloi para nga gjetja e alternativave të tjera”, ka deklaruar Ranieri. Sa i përket Milanit dhe trajnerit Gennaro Gattusos, Ranieri ka deklaruar: “Më pëlqen shumë Milani dhe më pëlqen Gattuso për kurajën dhe organizimin taktik. Atij i duhet kohë”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia, konkretisht Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore…