Raiola: De Ligti ishte afër Bayernit
10 dhjetor 2021
| 15:26
Agjenti i njohur Mino Raiola ka zbuluar një prapaskenë që lidhet me mbrojtësin Matthijs De Ligt, i cili ishte pranë një transferimi te Bayern Munchen para se të zgjidhte Juventusin.
“Ishte thuajse e kryer me Bayernin, kishte takime pozitive. Gjynah që operacioni nuk kishte një fund të lumtur”, ka thënë Raiola.