Raiola flet për të ardhmen e lojtarëve të tij: De Ligt mund të largohet në fund të sezoni
Mino Raiola ka filluar të shfaqet përsëri në publik pas disa javëve pushim.
Agjenti i njohur italo-holandez është rikthyer të flas për të ardhmen e disa nga lojtarët që ka nën menaxhim.
Raiola ka folur për të ardhmen e dy mbrojtësve qendror që ka nën menaxhim, Matthis De Ligt dhe Alessio Romagnoli.
Për holandezin Raiola ka deklaruar se mund të largohet nga Juventusi në fund të sezonit, derisa për kapitenin e Milanit ka lënë të nënkuptohet se mund të bashkohet me Zonjën e Vjetër.
“De Ligt dhe Romagnoli janë dy nga mbrojtësit më të fortë në Evropë”, tha fillimisht Raiola.
“De Ligt ka një kontratë me Juven, ndërsa Romagnolit i skadon në vitin e ardhshëm. Mendoj se edhe mund të luajnë të dy te skuadra e Juventusit sezonin që vjen”.
“Por kujdes, ndoshta De Ligt mund të lërë Juventusin në fundin e këtij sezoni. Afati kalimtar kështu funksionon”, ka deklaruar agjenti i famshëm evropian. /Telegrafi/