![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/06/raka.jpg)
Raka: Kur kemi pak teste për Covid, numri real i të infektuarve shumëzohet me 5-10
27 gusht 2020
| 22:31
Mikrobiologu Lul Raka ka folur për testimet për koronavirus në Kosovë.
Raka ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin “T7”, se kur kemi pak teste për Covid-19, numri real i të infektuarve shumëzohet me 5-10.
Ai ka folur edhe për testet serologjike për koronavirus.
Sipas Rakës, një test i tillë “s’mund të jetë tregues i vërtetë i shkallës së prekjes”.
“Pjesa më e madhe që kanë shkuar kanë dyshuar për infeksione”.
“Duhet të kihet parasysh për testimet serologjike… një pjesë e konsiderueshme nuk zhvillojnë antitrupa. E kanë kaluar (Covid-19), dhe nuk kanë antitrupa”, ka thënë Raka.