Raka: Në Kosovë, 93% e personave të shtrirë në spital nuk kanë qenë të vaksinuar

14 nëntor 2021 | 17:13

Mikrobiologu Lula Raka u ka bërë sërish thirrje qytetarëve për t’u vaksinuar.

“Varianti Delta i koronavirusit ka afër 56 pasardhës apo nënvariante. “Delta plusi” ose AY.4.2 është vetëm njëri prej tyre. Deri në fund të pandemisë bota do të njohë edhe variante të reja, sepse mutacionet që ndodhin në viruse janë fenomen normal në biologjinë e tyre. Nuk ka nevojë për panik nga nënvarianti i ri, sepse armën më efikase të përballjes me të e kemi në duart tona – Vaksinën! Atë thjesht duhet ta shfrytëzojmë”.

Përmes një postimi në “Facebook”, Raka ka thënë që në Kosovë, 93% e personave të shtrirë në spital nuk kanë qenë të vaksinuar.

“Edhe ndaj këtij nënvarianti, vaksina është shumë efikase në uljen e rrezikut të vdekjes, sëmundjes së rëndë apo shtrimit në spital.
– Në Kosovë, 93% e personave të shtrirë në spital NUK kanë qenë të vaksinuar!
– Prej fillimit të pandemisë i kemi mësuar masat për parandalim, kontrollë dhe inspektim ndaj Covid-19, por shpesh nuk i kemi zbatuar në praktikë.
– Në kohën e rritjes së numrit të rasteve dhe vdekjeve kudo përreth nesh, të gjithë ata që ende nuk janë vaksinuar, tash është koha më e mirë për vaksinim.
– Sot, stoqet me vaksina janë plot; nuk keni nevojë për termin dhe mund ta merrni vaksinën kudo.
– VAKSINOHU! NESËR MUND JETË SHUMË VONË”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i përfaqësueses shqiptare Edy Reja, ka dalë sot në…