Raka: Në verë fillon vaksinimi masiv anti-Covid

10 shkurt 2021 | 11:13

Kosova pritet që gjatë këtij muaji të furnizohet me vaksinat e para anti-Covid. Kështu kanë bërë me dije ditë më parë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria.

E lidhur me këtë, mikrobiologu Lul Raka, ka thënë se gjatë verës pritet të bëhet vaksinimi masiv.

“Verës fillon vaksinimi masiv, vaksinat e para sipas kontratës me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ‘AstraZeneca’ do vijnë në shkurt. 100 mijë doza menjëherë pas ardhjes do nisë vaksinimi”, ka thënë Raka.

Raka ka treguar edhe se a do të mund të vaksinohen edhe ata persona që kanë kaluar Covid-19.

Mikrobiologu ka thënë se personat që e kanë kaluar Covidin mund të vaksinohen. Ai në “RTV 21” ka thënë se këta persona në fillim do e marrin vaksinën me doza të kufizuara.

“Personat që e kanë kaluar sëmundjen mund ta marrin vaksinën, mirëpo në fillim dozat do të jenë të kufizuara edhe nuk do jenë në rend të parë të pritjes”, ka thënë Raka, duke kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë masat anti-Covid.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familjet shqiptare morën 26.5 miliardë lekë ose rreth 215 milionë…