Raka tregon se kur do të normalizohet situata pas marrjes së vaksinës anti-Covid
06 shkurt 2021
| 21:25
Kujdes të shtuar të qytetarëve nga Covid-19, sidomos në fushatë zgjedhore kërkoi edhe mikrobiologu prof. dr. Lul Raka.
Ai vlerësoi se varianti i ri i Covid-19 duhet të jetë alarm për të gjithë.
“Ndryshimet gjenetike të virusëve janë normale. Vaksinimi ulë mundësinë e shumëzimit të viruseve. Pra ne duhet t’u përmbahemi masave sepse të gjitha variantet reagojnë njëjtë ndaj masave”, tha ai.
Në intervistën për RTV 21 ka folur edhe për vaksinën kundër Covid-19 ku parashikon që pas vaksinimit të kthehet jeta normale.
Ai tha se Kosova nuk është vonuar në sigurimin e vaksinës, teksa shtoi se në mbarë botën ka sfidë për sigurimin e vaksinës.