Raketa godet një spital në Egjipt, flasin izraelitët

27 tetor 2023 | 08:19

Gjashtë persona janë lënduar në qytetin turistik të Egjiptit, Taba që gjendet në afërsi të kufirit me Izraelin, pasi një raketë goditi një spital të atjeshëm në orët e para të mëngjesit, raporton televizioni egjiptian Al Qaher.

Sipas këtij televizioni, raketa goditi Tabu që ka lidhje me luftimet që po zhvillohen në Rripin e Gazës, që gjendet rreth 220 kilometra larg, ku forcat izraelite po bëhen gati për ofensivën tokësore, por deri më tani nuk dihet se nga cila palë është shkrepur.

Një dëshmitar ka thënë sesi ka dëgjuar shpërthimin dhe ka parë tymin e pluhurin duke u ngritur në ajër, transmeton Telegrafi.

Nga ushtria izraelite kanë bërë të ditur se janë të njoftuar për këtë incidentin në fushën e sigurisë në territorin e Egjipt në Detin e Zi në afërsi të kufirit.

Në anën tjetër, izraelitët kanë vazhduar edhe mbrëmë të godasin pozicionet e militantëve të Hamasit në Gazë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Edona Llukaçaj Gjithmonë kam besuar në edukim, në ndriçimin…