Raketa kineze bie mbi Oqeanin Indian

09 maj 2021 | 12:39

Copëza të mëdha të raketës kineze kanë rënë mbi Oqeanin Indian, ka bërë me dije  agjencia e hapësirës së Kinës më 9 maj.

Lokacioni ku kanë rënë pjesët e raketës “Long March-5B” është në afërsi të Maldivevem, kanë thënë autoritetet kineze.

Raketa kineze, që ishte e pakontrolluar, është nisur drejt Tokës, duke ngritur shqetësimet se copëzat e saj, në sasi prej 18 tonësh do të mund të binin mbi zona të populluara.

Autoritetet e agjencisë hapësinore të Kinës kanë thënë se mbetjet e raketës kanë rënë në gjatësi prej 72.47 shkallësh në lindje dhe gjerësi prej 2.65 shkallësh në veri. Këto koordinata e vendosin vendndodhjen e rrëzimit të raketës në perëndim të Maldiveve.

Kina ka thënë se shumica e segmenteve të raketës janë shpërbërë me të hyrë në atmosferën e Tokës.

Raketa “Long March-5B” kishte dërguar në Stacionin Hapësinor një modul të Kinës më 29 prill.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franca i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të…