Raketat bien derisa po falej Bajrami, por besimtarët afganë nuk e ndërprenë namazin (Video)

20 korrik 2021 | 19:06

Besimtarët myslimanë në Afganistan falën namazin e Kurban Bajramit nën raketa. Megjithatë, ata nuk e ndërprenë faljen edhe pse ato ranë fare pranë tyre.

Në videon që u shpërnda në mediat e huaja shihen besimtarët të frikësuar dhe të pasigurt se çfarë të bënin, raporton BBC.

Lutjet po transmetoheshin drejtpërdrejt dhe presidenti Ashraf Ghani ishte aty për të mbajtur fjalimin për festë.

Sulmi erdhi midis një rritje të dhunës në vend, pasi trupat e huaja u tërhoqën pas 20 vjetësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i sapo inkuadruar në Superligën e Kosovës, Dukagjini ka…