Raketat e lëshuara nga Bjellorusia godasin aeroportin në Ukrainë
27 shkurt 2022
| 19:34
Aeroporti në qytetin Zhytomyr është goditur pasditen e së dielës nga raketa Iskander, të cilat dyshohet të jenë lëshuar nga territori i Bjellorusisë.
Lajmi është bërë i ditur nga Anton Herashchenko, këshilltari i ministrit të Brendshëm të Ukrainës, raporton BBC, i cili publikoi fillimisht një video në Facebook ku pretendonte se pak pasi Ukraina kishte pranuar të negocionte me Rusia, raketat ishin lëshuar nga shteti fqinj.
Ai shkroi sërish duke theksuar se raketat kanë përfunduar në aeroportin e qytetit Zhytomyr.
Zyrtarët ukrainas dhe ata rusë pritet të mbajnë një takim mëngjesin e së hënës në kufirin mes Bjellorusisë dhe Ukrainës.