Rakip Suli i PS-së fiton Kamzën me 60% të votave të numëruara deri tani

14 maj 2023 | 21:12

Rakip Suli kryeson në Kamëz me 60% të votave në qendrat e votimit ku është shpallur rezultati.

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” Arjan Hoxha ka marrë 35.11% , ndërsa Bilbil Bajraktari i PD-së 4.2%. Rezultati është shpallur nga numërimi i 111 Qendra Votimi nga 133 qendra në total në Kamëz

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, pjesëmarrja në të gjithë bashkinë e Kamzës ishte 41.88%.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasditen e sotme ka pasur gjuajtje me armë zjarri në…