Rakiqi: Më 20 prill e themelojmë asociacionin
28 mars 2018
| 14:16
Kryetar i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka paralajmëruar se më 20 prill do ta themelojnë asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Nëse Prishtina nuk nis procedurat për formimin e asociacionit, më 20 prill do ta formojmë asociacionin sipas marrëveshjes së Brukselit. Kjo nuk është e njëanshme, është obligim i Prishtinës”, ka deklaruar Rakiq në takimin e përfaqësuesve të katër komunave veriore me shumicë serbe në Kosovë.
Kreu i Listës Serbe teksa ka raportuar për takimin e përfaqësuesve të këtij subjekti me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, ka pohuar se e informuan atë për situatën në terren dhe vendimin për t’u tërhequr nga Qeveria e Kosovës.