Rakiqi gënjen në Kuvendin e Serbisë: Asnjëherë nuk kam qenë deputet i Kuvendit të Kosovës

20 mars 2024 | 11:32

Ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se asnjëherë nuk ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës dhe se ai nuk është ministër i qeverisë Kurti.

Në këtë mënyrë, ai ka tentuar të mohojë se i është betuar shtetit të Kosovës, raporton “Nova”.

Në vazhdim të seancës konstituive të Kuvendit të Serbisë, shefi i grupit parlamentar “Kryengritja ekologjike”, Aleksandër Jovanoviq Cuta, ka folur për “tradhtarët” dhe me atë rast i është drejtuar Goran Rakiqit, tash deputet i SNS-së në parlamentin republikan.

“Ja pak kush është tradhtar, kush është patriot”, ka thënë Jovanoviq dhe më pas i është drejtuar ish-kryetarit të Listës Serbe.

“Zoti Rakiq, ju deri dje ishit kryetar i Listës Serbe. Më vjen mirë që je këtu. Unë do t’ju lexoj betimin për shtetin e Kosovës, të cilin e keni bërë”, ka thënë Jovanoviq dhe më pas ka lexuar betimin.

“Kush iu betua Kurtit për shtetin e pavarur të Kosovës? Ti ose unë? Për çfarë më shikoni mua, çfarë nuk është e qartë?”, ka pyetur Jovanoviqi.

Në betim thuhet: “Unë, deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se do ta kryej detyrën time me nder dhe besnikëri dhe do ta përfaqësoj popullin me dinjitet dhe se do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve. Se do të marr përsipër të mbroj dhe respektoj kushtetutshmërinë dhe sundimin e ligjit, të mbroj integritetin territorial dhe integritetin institucional të Kosovës, të garantoj liritë dhe të drejtat e njeriut në përputhje me ligjet e vendit”.

Ndaj këtyre akuzave (fakteve) Rakiqi është përgjigjur kështu: “Turp t’ju ​​vijë zoti deputet, se pasi e lexuat atë betim ju derdhët një kovë plot… Nuk dua të them, çfarë këtu në Kuvend. Padyshim që keni diarre, diarre mendore zoti Cuta. Nuk kam qenë asnjëherë deputet i Kuvendit të Kosovës. Unë e kam bërë betimin para popullit serb, para deputetëve të Listës Serbe dhe ju e dini mirë që Kurti nuk më ka zgjedhur asnjëherë për ministër. Ai ministër nuk është Rakiqi, por Rashiqi dhe ky është njeriu juaj”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liam Mandiaro është rikthyer në studion e Big Brother VIP…