Rakiqi në Beograd: Jemi gati që sërish të japim dorëheqje
24 maj 2019
| 16:21
Pas zgjedhjeve lokale të mbajtura gjatë javës së kaluar në pjesën veriore, përfaqësuesit e Listës Serbe sot kanë udhëtuar për në kryeqytetin e Serbisë, që të takohen me presidentin Aleksandër Vuçiq.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë pas takimit me presidentin e Serbisë se kryetarët e zgjedhur të komunave janë të gatshëm prapë që të japin dorëheqje.
Rakiqi ka thënë se janë të gatshëm që sërish t’i lënë institucionet nëse nuk ka mirëkuptim nga Prishtina, por kjo sipas tij do të ndodh në të gjitha nivelet nga prokuroritë dhe gjykatat. /Ksp/