Rakiqi: Nuk ka hapje të urës në Mitrovicën e Veriut
30 janar 2018
| 15:12
Kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut dhe kryetar i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka deklaruar sot se nuk ka ndonjë hapje të urës kryesore në Mitrovicë, ashtu siç kanë raportuar mediet.
“Është lajm i rremë i medieve shqiptare për të provokuar dhe minuar destabilizimin në veri të Kosovës dhe për të sjellë trazira në mesin e popullatës serbe”, ka thënë ai për “Tanjug”, transmeton “Klan Kosova”.