Rakiqi takohet me komandantin e KFOR-it, flasin për situatën e sigurisë

03 dhjetor 2020 | 13:39

Ministri i Pushtetit Lokal, Goran Rakiq është takuar me komandantin e KFOR-it, Franco Federici, me të cilin kanë diskutauar për situatën e sigurisë.

Rakiq mirëpriti dhe i uroi shumë suksese Komandantit të KFOR-it në marrjen e detyrës së re duke theksuar se bashkëpunimi i mirë do të vazhdojë në drejtim të krijimit të sigurisë dhe stabilitetit në këto hapësira.

Ai gjithashtu shprehu shqetësim në lidhje me siç tha “sulmet e shpeshta ndaj popullsisë dhe pronës serbe”, dhe kërkoi nga anëtarët e KFOR-it dhe të gjitha institucionet përkatëse të punojnë në mënyrë më efikase në ndaljen e tyre.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar se së shpejti…