Rakiqi takon ambasadorin e ri të Gjermanisë

09 shtator 2020 | 13:17

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Pushtetit Lokal, Goran Rakiq, ka pritur sot ambasadorin e sapoemëruar të Republikës Federale të Gjermanisë, Jorn Rohde.

Rakiqi i ka uruar ambasadorit mirëseardhje dhe një mandat të suksesshëm në të ardhmen, duke shprehur bindjen e tij se Ministria e Pushtetit Lokal është e gatshme që bashkëpunimin aktual me ambasadën gjermane, e cila ishte në një nivel të lartë, ta avancojë në një shkallë edhe më të lartë.

Ministri Rakiq i prezantoi ambasadorit aktivitetet e ministrisë si dhe strategjitë për mbështetje dhe ndihmë për vetëqeverisjet lokale në Kosovë.

U bisedua gjithashtu edhe për situatën aktuale, rëndësinë e vazhdimit të dialogut, zhvillimin ekonomik, mbështetjen për të rinjtë, si dhe sfidat me të cilat përballen Kosova dhe Gjermania gjatë luftës kundër pandemisë Covid-19.

Ambasadori Rohde ka falënderuar ministrin Rakiq për mikpritjen duke shprehur gatishmërinë e tij për bashkëpunim në të ardhmen me Ministrinë e Pushtetit Lokal.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka…