Rakitiç: Mund të infektohem me Covid-19, por jam gati të zbres në fushë

30 prill 2020 | 16:31

Kjo është një periudhë e vështirë për futbollin kudo në botë, si rrallë herë nuk janë as federatat e as ekipet ata që vendosin për fatin e tyre, do të vijoj apo jo më futbolli është një vendim që i takon qeverive.

Ky diskutim vlen edhe në Spanjë por e vetmja gjë që nuk ndryshon në asnjë vend është dëshira e lojtarëve për tu rikthyer në fushë.

Ivan Rakitiç është i gatshëm të rikthehet të luaj në çdo moment pavarësisht se është i vetëdijshëm se mundësia për tu infektuar është prezente: “Jam gati të marr përsipër mundësinë për tu infektuar por dua të rikthehem në fushë. Duhet të luajmë me kushtet e duhura të sigurisë, duke qenë gjithashtu të vetëdijshëm se mundësia për tu infektuar do të jetë prezentë, nuk ka garanci 100% e as për ne e as për këdo tjetër që punon. Duhet ti kthejmë shoqërive të gjithë atë që kemi marrë ndër vite, nuk flas vetëm për aspektin ekonomik, duhet të kthehemi e të argëtojmë njerëzit, të mos flitet vetëm për virusin. Lexoj këto ditë për dëmet ekonomike, prapaskena etj por nuk lexoj asnjë herë të flitet se çfarë përfaqëson futbolli për njerëzit. Franca mbylli sezonin? Nuk besoj se ky do të jetë një vendim unanim, çdo shtet ka situatën e tyre, të gjithë do të marrin vendimin më të mirë të mundshëm”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pandemia Covid-19 ka bërë që shumë aktivitete sportive të pezullohen…