Rakitiqi, mes Sevillës dhe Atleticos
04 mars 2020
| 18:36
Ivan Rakitiq me shumë mundësi do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni. Kroati pritet të qëndrojë në La Liga pavarësisht prej interesimit të Juventusit apo Interit për kartonin e tij.
Pas Sevillas, që kërkon ta rikthejë në “Sanchez Pizujan”, mesfushori pëlqehet shumë nga Atletico Madridi dhe, sipas asaj që shkruajnë mediat iberike, mes drejtuesve të klubit dhe përfaqësuesve të lojtarit kanë nisur bisedimet për të gjetur një marrëveshje. 31-vjeçari u bashkua me katalanasit në verën e vitit 2014 nga Sevilla për 18 milionë euro, ndërkohë që ai ka një kontratë që përfundon në qershor të vitit 2021.