Rakitiqi, në mes të Milanit dhe Juves
18 nëntor 2019
| 11:55
Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitiq, raportohet se po konsideron kalimin te Milani vitin e ardhshëm.
Sipas “Calciomercatos”, mesfushori pret që kërkesa e tij për pagë 7.8 milionë euro për sezon të pranohet nga klubi italian, edhe pse kjo konsiderohet e vështirë. Interesim për të ka shfaqur edhe Juventusi.
Barcelona kërkon rreth 35 milionë euro për kroatin, i cili sivjet është paraqitur vetëm në shtatë ndeshje në La Ligë.