Rakitiqi, Realit: Dikush do të trishtohet para festave
15 dhjetor 2017
| 14:18
Më 23 dhjetor do të luhet “El Clasico” dhe provokimet para kësaj ndeshjeje kanë filluar disa ditë më parë. Ai që ka hapur luftën e fjalëve është kroati Ivan Rakitiq.
Në një intervistë ai ka folur për “El Clasicon” dhe për ndeshjen që do të luajnë ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve.
“Sigurisht që do të luajmë për fitore. Do të ishte një mbyllje e bukur e vitit. Do të jetë një tjetër sfidë e madhe. Ne kemi plot kujtime të bukura në Madridi, por dikush do të trishtohet para festave”, ka deklaruar mesfushori kroat.
Ndërsa për ndeshjen ndaj Chelseat ai ka thënë: “Nuk e di se çfarë të them sepse nuk është ende momenti për të menduar për këtë ndeshje, ka ende kohë. Ne i marrim ndeshjet me radhe dhe kërkojmë gjithmonë fitoren”.