Rakitiqi zbulon të ardhmen
Lajmet se Ivan Rakitiq do të lërë Barcelonën për të kaluar në Inter kanë vërshuar vrullshëm këto ditë në të gjithë Evropën.
Mediat shkruajnë se mesfushori është pranë zikaltërve. Lajmi është përforcuar edhe më shumë nga deklaratat e vëllait të Rakitiq, i cili thuhet së është njëkohësisht edhe menaxheri i tij. Mendohet se 50 milionë do të ishte vlera e transferimit nëse ai zbarkon në Milano.
Të gjitha të dhënat e lartpërmendura sfumohen vetëm më një deklaratë të vetë Ivan Rakitiq. Mesfushori i ka kërkuar mediave të mos shpikin më lajme të rreme për të. Gjithashtu ai shprehet se menaxheri i tij është dikush tjetër dhe jo vëllai i tij.
“Nëse doni të ndaloni shpikjen e lajmeve, do ta vlerësoja. Unë vetëm përqendrohem te Barcelona dhe vazhdoj këtu për shumë vite dhe do synoj të fitoj trofeun e dytë për këtë vit. Përveç kësaj menaxheri im quhet Arturo Kanales”, u shpreh Ivan Rakitiq.