Rama: 325 familje kanë aplikuar për 70 euro subvencionim për t’i regjistruar fëmijët në çerdhe
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se 325 familje kanë aplikuar për të përfituar 70 euro nga subvencionimi për regjistrimin e fëmijëve në institucione parashkollore private.
Po ashtu, Rama ka njoftuar se kanë ndarë 100 mijë euro të cilat sipas tij do të jetë ndihmesë për 125 fëmijë për t’u regjistruar në çerdhe.
“325 familje kanë aplikuar për të përfituar 70 euro subvencionim nga kryeqyteti për regjistrimin e fëmijëve në institucione parashkollore private. Kemi ndarë 100 000 euro, që i bie 125 fëmijë do të mund të regjistrohen në çerdhe falë ndihmës prej 70 euro nga Kryeqyteti. Shumë i lumtur që po e realizojmë edhe një premtim tjetër të fushatës”, ka shkruar Rama në “Facebook”.
Më tutje, Rama ka njoftuar se javën e ardhshme do të shqyrtohen aplikimet dhe më pas do të publikohet lista e përfituesve.