Rama: 8.5 milionë vizitorë të huaj nga janari deri në gusht në ShqipëriRama: 8.5 milionë vizitorë të huaj nga janari deri në gusht në Shqipëri

14 shtator 2024 | 17:15

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se shtetin shqiptar e kanë vizituar 8.5 milionë vizitorë të huaj, në periudhën nga janari deri në gusht të sivjetmë.

Ai ka thënë se sivjet bëhet fjalë për “shpërthim të Shqipërisë Turistike”.

Sipas fotografive të publikuara nga ai, në Shqipëri ka pasur fluks turistësh nga Meksika, Brazili, Kanadaja, Zelanda e Re, Australia, Azerbajxhani, Kina e Japonia.

“8,5 MILIONË vizitorë të huaj shijuan vendin tonë nga janari deri në gusht të këtij viti, jo vetëm më të shumtë në numër krahasuar me vitin e shkuar të shpërthimit të Shqipërisë Turistike, por edhe me një larmishmëri më të madhe të vendeve të origjinës, nga ku patjetër janë rritur flukset e mëparshme prej burimeve të mëparshme, po edhe janë shfaqur flukse të reja turistësh nga vendet të largëta si Meksika, Brazili, Kanadaja, Zelanda e re dhe Australia, po edhe nga Azerbajxhani, Kina e Japonia, ku shifrat premtojnë rritje të mëtejshme në rrugën drejt Shqipërisë 2030, ndërsa viti turistik vijon me grupe të tëra që shijojnë destinacionet e shumta nga veriu në jug, në majat e maleve, pikat e trashëgimisë kulturore, luginat e lumenjtë përgjatë trupit të mrekullueshëm të Shqipërisë, si edhe në Tiranën e kthyer në stacionin e preferuar të turistëve”, ka shkruar Rama

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Lahi Brahimaj,…