Rama: Aeroporti i Vlorës do të jetë gati për sezonin e ardhshëm turistik
28 nëntor 2024
| 17:43
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, kanë inspektuar punën për ndërtimin e aeroportin të Vlorës.
Me këtë ritëm që po ecin punimet në kantier, Rama ka thënë se synojnë që pista të jetë funksionale brenda sezonit veror të vitit të ardhshëm.
“Që të arrijmë që sezoni të përfshihet në aktivitetin e aeroportit dhe pastaj me siguri gjëra të tjera do vijnë nga aeroporti. Punë ditë-natë, natë-ditë, ditë-natë”, është shprehur Rama.