Rama: Albin, mos e humb veriun!

19 qershor 2023 | 11:51

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar lirimin e tre policëve të Kosovës nga ana e Serbisë këtë javë.

Duke publikuar thirrjen e Departamentit Amerikan të Shtetit për lirimin e menjëhershëm të policëve, Rama ka paralajmëruar Serbinë se kjo “do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen”.

Gjithashtu, Rama ka paralajmëruar hapa mbrapa në marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë.

“Sa më shumë mbahen në Serbi këta tre burra që edhe sikur ta kenë shkelur vijën e kufirit s’kanë kryer asnjë krim, aq më pak do jetë e mundur që marrëdhëniet tona bilaterale të mos bëjnë shumë hapa mbrapa! Kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen!”, ka shkruar Rama në “Twitter”.

Më tutje, Rama ka thënë se “situata mund të agravohet” më shumë nëse kryeministri Albin Kurti “këmbëngul në të tijën kundër aleatëve”.

“Nga ana tjetër nëse deeskalimi nuk ndodh e humbura e madhe do të jetë Kosova  sepse Serbia mbase nuk jeton dot pa u riizoluar! Druaj shumë se sa më shumë Albini këmbëngul në të tijën kundër aleatëve, aq më shumë situata mund të agravohet, duke rikthyer KFOR-in në krye të punës!”,  ka shkruar Rama.

Rama  i ka kërkuar Kurtit që të dalë nga “guacka e vetizolimit” dhe të mos e humbasë veriun.

“E atëherë lamtumirë për kushedi sa kohë edhe kontrollit formal të shtetit mbi krejt territorin dhe ta gëzojmë një Republikë të KFOR-it në veriun e Kosovës! Albin dil nga guacka e vetizolimit dhe mos e humb veriun duke parë kudo armiq e tradhtarë! Koha është tani dhe po fluturon!”, ka shkruar Rama.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Luis De La Fuente pas 11 vite pritje për…