Rama: Anri Kashiku do të shpallet dëshmor i atdheut (video)
15 korrik 2022
| 17:23
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkuar për ngushëllime te familja e Anri Kashikut në Durrës, i cili dha jetën e vet për të shpëtuar dy jetë gjatë ditës së djeshme.
Rama ka thënë se Anri Kashiku do të shpallet dëshmor i atdheut.
“Në familjen e Anri Kashikut, heroit që dha jetën e vet për të shpëtuar dy jetë, vëllain e vogël dhe shokun e tij”, ka thënë Rama.