Rama arrin në Mal të Zi, pritet në takim nga Abazoviqi

07 korrik 2023 | 15:31

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur në Mal të Zi, ku është takuar me kryeministrin në detyrë të këtij shteti, Dritan Abazoviq, me të cilin është duke zhvilluar një takim “kokë më kokë”.

Pas takimit do të ketë një drekë pune dhe takime në mes të dy delegacioneve  dhe një konferencë për medie.

Rama në Mal të Zi do ta takojë edhe presidentin e këtij shteti, Jakov Milatoviq.

Më të përfunduar vizitën në Mal të Zi, Rama do të niset për në Serbi ku në orën 19:30 do të zhvillojë një takim me presidentin, Aleksandër Vuçiq.

Turi i Ramës në Ballkan ka të bëjë me përgatitjet për samitin e Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në Tiranë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar opinionin se dy…