Rama: Arsimi profesional, çelësi për të qenë konkurrues në tregun e punës
20 tetor 2024
| 15:44
Arsimi profesional është çelësi për të qenë konkurrues në tregun e punës.
Kryeministri Edi Rama solli sot shembullin e nxënësve të shkollës së mesme të ndërtimit “Karl Gega”.Evai Billa, nxënës i degës automekanik në shkollën e ndërtimit “Karl Gega”, u shpreh në një video të ndarë nga kryeministri Rama, se ka zgjedhur këtë degë, sepse i pëlqen shumë dhe në të ardhmen dëshiron të bëhet një mekanik i zoti. “I ftoj të gjithë bashkëmoshatarët e mi të zgjedhin zanatin”, u shpreh ai.Edhe Arbër Skureni, i cili ka zgjedhur të njëjtën degë, thekson se e ka pasion të merret me automjete dhe rregullimin e tyre.“Në shkollë bëjmë shumë orë praktike dhe jemi të gatshëm për në tregun e punës”, u shpreh ai.