Rama: Askush mos të ketë iluzione, zgjedhjet mbahen më 30 qershor
20 maj 2019
| 12:33
Nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama është zhvilluar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste (PS).
“Top Channel” ka mësuar se fjala e kryeministrit është përqendruar në zgjidhjet e 30 qershorit.
“Askush mos të ketë iluzione se më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje. Detyra e çdo deputeti është të përçojë mesazhin se zgjedhjet do të bëhen”, citohet të këtë thënë Rama.
Rama ka porositur për nisje e përgatitjeve për nisjen e fushatës elektorale e cila fillon më 31 maj me Tiranën.