Rama: Asnjë familje nuk do ta kalojë Vitin e Ri në çadër
30 dhjetor 2019
| 11:47
Në mbledhjen e sotme të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se asnjë i prekur nga tërmetit nuk do ta kalojë Vitin e Ri në çandër.
“Duhet të ndërtohen shkolla të reja, shumë më të mira nga ato që kemi pasur para tërmetit. Viti i ri do të nisë me shkolla të reja. Deri në fund të vitit 2020 të gjithë do të kenë shtëpi. Asnjë familje nuk do e kalojë Vitin e Ri në çadër. Duhet të nxirren sa më shpejt personat që janë në çadra. kryesisht ato në zonat rurale. Brenda 6 muajve do të kemi kantieret e parë për lagjet e reja. Do të kemi një vlerësim maksimal edhe për donatorët e vegjël. 2 milionë euro ndihma nga donatorët ndërkombëtarë. Puna për verifikimin e dëmeve po bëhet në mënyrë mbresëlënëse”, u shpreh Rama.